Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook tha se nesër do të ketë një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi çështjen e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik dhe nevojën për të luftuar abuzimet që shkelin standardet demokratike.
Rama theksoi se Shqipëria 2030 duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duke siguruar një sistem të drejtësisë të pavarur që respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve dhe garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së qytetarëve. Kreu i qeverisë deklaroi se është shume me rëndësi forcimi i institucioneve të drejtësisë në vend dhe avancimi i reformave të nevojshme për të arritur integrimin në BE.
“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.