Pas takimit publik që bëri në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama hyri në bashki për takimin me këshilltarët e majtë.
Në takimin që zgjati rreth 10 minuta në Bashkinë e Tiranës, Rama u ka kërkuar këshilltarëve të majtë që të dalin në tërren dhe të jenë sa më shumë aktivë në zonë.
Gjithashtu, kryeministri u ka thënë që sot duhet motivim më shumë se kurrë për të fituar në 11 maj.