Avokat Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “Open” në News24, e ka cilësuar Reformën e Drejtësisë politike, duke shtuar se i jep të drejtë kryeministrit Edi Rama kur shprehet që është bërë nga PS.

“Institucionet e krijuara të drejtësisë janë formacione të karakterit politik. Ka të drejtë Rama kur thotë kjo reformë është e jona, është politike. Është donatuar nga amerikanë e evropianë”, tha avokat Hazizaj.

Hazizaj tha se deklaratat e kryeministrit Rama janë brenda karakterit politik.

“Sjellja politike e Ramës, duket sikur vjen përkundër SPAK e GJKKO, por në themel i ka dorëzuar gjithë bashkëpunëtorët e tij në duart e tyre, që në zgjedhje t’i rrinë të gjithë rreshtore”, tha avokat Hazizaj.

Sokol Hazizaj: Institucionet e krijuara tw drejtwsisw janë formacione të karakterit politik.

Ka të drejtë Rama kur thotë kjo reformë është e jona, është politike, ajo është donatuar nga amerikanë e evropianë,

Strukturat u bënë pjesë e kushtetutës. e shpërbënë kushtetutën. është mision politik. Veprimtaria e GJKKO është terësisht politike

Deklaratat e Ramës janë brenda karakterit politik. Sjellja politike e Ramës, duket sikur vjen përkundër SPAK dhe GJKKO, por në themel i ka dorëzuar gjithë bashkëpunëtorët e tij që në zgjedhje ti rrinë të gjithë rreshtore.

(Balkan web)