Në një kohë kur bota lëviz gjithmonë e më shpejt—nga lajmet, deri te postimet në rrjetet sociale—dilema nëse leximi mbetet një aktivitet relevant duket më e madhe se kurrë.

A po i japim ende rëndësi librave, apo po e lëmë veten të shpërqendrohemi nga mesazhet e shpejta dhe të sipërfaqshme që mbushin rrjetet sociale?

Në episodin e radhës të Apostrof nga Bjorn Runa, Kristiana Çelaj nga “Stacioni Librarisë” diskuton se si librat mbeten të pazëvendësueshëm, pavarësisht se jetojmë në një botë të mbushur me informacion që shpërndahet me shpejtësi dhe tërë kohën.

Kristiana shpjegon se, megjithë tendencën për të konsumuar përmbajtje të shpejtë dhe pa thellësi, platformat dixhitale mund të shndërrohen edhe në një mundësi për të promovuar leximin dhe për t’u bërë një pikë takimi për një komunitet lexuesish të rinj. A mund të përdoren këto platforma jo vetëm për argëtim, por për të krijuar një kulturë leximi të re?