Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që e kanë përcjellë nga afër këtë proces.
Mediumi i njohur Reuters, ia ka kushtuar një artikull votimit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv

Sipas këtij mediumi, Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet preliminare nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur, pa ndonjë partner të koalicionit.

Reuters, e përshkruan rezultatin e VV-së si një rënie nga rezultati i vitit 2021, ku kishte arritur që t’i merrte mbi 50 përqind.
Por, rezultati aktual, e vendos subjektin e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, për ta udhëhequr qeverinë.

Tutje, artikulli e përshkruan fushatën zgjedhore të ashpër, ku kishte trefish më teper gjoba, në krahasim me ato të 2021-tës.
Por, Reuters, përmend edhe deklaratën e Kurtit që refuzon të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë opozitare, transmeton Klankosova.tv