Jasir Asani “prish agjërimin” në kampionat. Sulmesi i kombëtares tone ka arritur të gjejë golin në kampionat me skuadrën e tij Gwangju.
Në minutën e 14-të të sfidës, ai gjeti golin e avantazhit për skuadrën e tij në transfertën me Jeonbuk. Asani i mori topin mbrojtësit kundërshtar dhe më pas nxorri në pah të majtën e tij vrastare duke shtangur portierin që nuk mund të bënte asgjë për të pritur golin.
Festa nuk iu zgati shum për shkak se Kompanjo riktheu baraspeshën në të 21-ën.
Rikujtojmë që Asani nuk shënonte gol prej 27 nëntorit me skuadrën e tij dhe atëherë në Championsin e Azisë. Ndërsa në kampionat i mungonte goli prej 6 tetorit të 2024-ës.