Rozana Radi, prezantoi këngën e saj të re, pak para se të hynte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Vetes” është prej 6 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë në listë.

Por, Rozana nuk po ndalet me krijimtarinë e saj edhe brenda shtëpisë së BBV. Mbrëmjen e djeshme, artistja ka gjetur frymëzimin për të shkruar tekstin e një kënge që me gjasë do të krijohet shumë shpejt. Mezi e presim!