Policia Rrugore ka realizuar një plan masash të rrepta për fundjavën dhe javët në vijim. Mësohet se në 24 orë janë arrestuar 6 shoferë, pasi janë kapur në gjendje të dehur teksa drejtonin mjetin.
Ndërkohë, është ndaluar dhe një 42-vjeçar, pasi Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i Policisë:
Parandalimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, Policia Rrugore e Tiranës plan të detajuar masash për fundjavën dhe javët në vijim.
Fokusim dhe në drejtim të ndëshkimit të atyre drejtuesve që parkojnë automjetet në vija të bardha, stacione të transportit publik, trotuare e që pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i monitorimeve parandaluese, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar/ndaluar në flagrancë shtatë shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
39 vjeç, 40 vjeç, 46 vjeç, 54 vjeç, 25 vjeç dhe 22 vjeç, pasi drejtonin mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
-Kapën dhe ndaluan shtetasin 42 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 2muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.