Sali Berisha tha nga protesta e PD, se në 11 maj do arrijnë një fitore historike.
“Mesazhi i fundit që unë kam për ju, tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne. Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se nuk harrojmë që jemi partia që të pamundurat i bëjmë të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani ne i arritëm në kushtet më të vështira. Kurse tani që presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit George Soros, e kuptoni ju apo jo? Flladi nga Uashingtoni po fryn në të gjithë botën. Ju garantoj ju se nuk fiton më shumë nga kjo sesa shqiptarët.