Një numër mbështetësish të Erion Veliaj janë paraqitur përsëri këtë të mërkurë para ambienteve të GJKKO.

Kjo për shkak se sot mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Kjo është dera e dytë që mbështetësit vijnë në SPAK, qytetarë të cilët shprehen me bindje të plotë se arrestimi i Veliajt është një veprim një padrejtë.

Ndërkaq, burime bëjnë me dije se brenda seancës, Veliaj kërkoi largimin e prokurorit nga çështja, pasi sipas tij akuzat janë inate personale të prokurorit pasi ngeli i pakënaqur nga një leje ndërtimi që iu dha nga bashkia Tiranë.

Seanca si fillim u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë.