Pasi Presidenti i SHBA Donald Trump miratoi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një “Zyre të Besimit” në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarja e tij shpirtërore, televangjelistja Paula White, u emërua si drejtuese e parë e këtij institucioni.
White tërhoqi vëmendjen katër vite më parë për një seancë lutjeje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, pasi ajo thërriste për ndërhyrje hyjnore që Trump të fitonte ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Goditini, goditini dhe goditini derisa të keni fitore. Engjëjt po dërgohen tani. Po dëgjoj zërin e fitores”, ishin disa nga fjalët e saj. Kjo zgjedhje e Trump nuk është mirëpritur mirë nga disa njerëz, madje ata janë shprehur të zhgënjyer këtë vendim të presidentit.
“Edhe pse Presidenti Trump po zbaton ligje që përputhen me vlerat tona, kjo nuk do të thotë se ai ka ndonjë ide se çfarë është krishterimi biblik ose pse ka rëndësi,” shkroi prezantuesi i krishterë i podcast-it John Mason në X.
“Paula White është një heretike e njohur dhe mësuese e rreme e njohur që nuk ka respekt për Ungjillin e Jezu Krishtit”, shtoi ai.
Scott Ross, një trajner i udhëheqjes me bazë në Teksas dhe i vetë-quajtur “i krishterë ortodoks”, e quajti lëvizjen e Trump “të neveritshme”.
“Paula White, drejtuesja e Zyrës së Besimit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, nuk është lidere e krishterë. Ajo predikon herezitë e Ungjillit të Fjalës së Besimit dhe Prosperitetit, të dyja krejtësisht të kundërta me krishterimin autentik”, shkroi ai.