Kuvendi u mblodh edhe këtë të enjte në seancë plenare, ku në rend dite ishte parashikuar të miratoheshin dhe shqyrtoheshin disa projektligje, si dhe një interpelancë mes deputetit demokrat Asllan Dogjani dhe Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Por asgjë e shkruar në rend dite nuk ndodhi ashtu siç ishte parashikuar, pasi seanca u shoqërua me një sërë tensionesh mes palëve politike dhe si pasojë u shty për ditën e hënë në orën 10:00.
Tensionet kanë nisur fillimisht në mënyrë verbale mes deputetëve, ndërsa më pas janë përshkallëzuar në gjuajtjen e bidonave të ujit, dhe deri në shkuljen e mikrofonave të foltores. Më poshtë Dosja.al ju sjell disa nga momentet kyçe të seancës së sotme plenare.