Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 Janar 2025, MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.
Cila parti mendoni se do të fitojë zgjedhjet në 11 Maj?
Kjo është pyetja që Barometri Euronews Albania u ka drejtuar 1600 qytetarëve dhe parashikimi i tyre tregon se: 64 % e tyre mendojnë që këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste. 15.6% e të pyeturve parashikojnë se këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Demokratike. 5.4% e tyre mendojnë se do t’i fitojë “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt. 1.2% mendojnë se këto zgjedhje do t’i fitojë Partia “Mundësia” e Agron Shehajt.
Ndërkohë 2.5% e qytetarëve mendojnë se këto zgjedhje do t’i fitojnë parti të tjera.
Shumica e PD mendon qe zgjedhjet do ti fitoj PS. Barometri zbulon shifrat
Qytetarët që kanë refuzuar të japin një parashikim të këtyre zgjedhjeve apo që janë përgjigjur “nuk e di” janë 11.3% e të pyeturve.