Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmed al-Sarrah tha në një intervistë se “mijëra” njerëz po i bashkohen “ushtrisë së re siriane” pas përmbysjes së presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Unë nuk kam vendosur rekrutim në Siri. Unë preferova rekrutim vullnetar dhe sot mijëra njerëz po i bashkohen ushtrisë së re siriane,” tha al-Sarrah, të organizuar nga dy britanikë: Alastair Campbell, një ish-gazetar dhe këshilltar aktual strategjik i afërt me laburistët, dhe Rory Stewart një ish diplomat, akademik dhe politikan.

Autoritetet e reja siriane kanë njoftuar shpërbërjen e ushtrisë së Asadit dhe të të gjitha grupeve të armatosura të opozitës siriane, duke përfshirë Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilën e drejtonte al-Sarra.
Sipas ekspertëve, në vitet e para të luftës në Siri, e cila shpërtheu në vitin 2011, viktimat, dezertimet dhe refuzimi për të shërbyer në ushtri pothuajse përgjysmuan ushtrinë e vendit, e cila fillimisht numëronte rreth 300,000 anëtarë.

Qeveria e Asadit u mbështet nga Rusia dhe Irani, si dhe nga Hezbollahu i Libanit dhe grupe të tjera pro-iraniane, përpara se ushtria siriane të tërhiqej përballë përparimit të rebelëve nën HTS.

Sipas al-Sarra, “një numër i madh të rinjsh” u larguan nga Siria nën Assad për t’i shpëtuar rekrutimit. “Shumë ish oficerë po dezertojnë dhe gradualisht po i bashkohen Ministrisë së re të Mbrojtjes,” shtoi ai.

Autoritetet e reja kanë njoftuar integrimin e grupeve të armatosura në ushtrinë e ardhshme kombëtare siriane. Por në terren, grupet e mbështetura nga Turqia vazhdojnë të përleshen me Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA dhe qeverinë gjysmë autonome kurde në Sirinë verilindore.