GJKKO dhe SPAK kanë dërguar shkresa zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën e zhvilluar dy ditë më parë nga mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas këtyre shkresave, protestuesit kanë cenuar institucionet dhe kanë intimiduar punonjësit e administratës.
Por, kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO reagojnë për një protestë të tillë, edhe pse para SPAK dhe GJKKO janë zhvilluar dhjetëra protesta pro-Berishës dhe Metës. Mesa duket institucionet në fjalë e kanë parë të arsyeshme t’I shkruajnë Policisë vetëm në rastin e Veliajt.
A është ky një tjetër standard i dyfishtë në sjelljen e këtyre institucioneve?