Kryeminsitri Edi Rama thotë se mazhoranca socialiste kërkon luftë pa kompromis kundër korrupsionit, por sipas tij, duhet të zbatohen disa standarde.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se SPAK përdor metoda “antike”, në marrjen në pyetje të personave, pasi nuk kanë pajisje regjistrimi, edhe pse qeveria ka dhënë fonde.
Rama iu drejtua ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, se ku kanë shkuar paratë për përmirësimin e standardeve në institucionet e drejtësisë.
“Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti në drejtësi, nuk ka pajisje për të regjistruar, mbajnë persona në pyetje për orë të tëra. Ku jemi këtu ne? Në çdo film, sa herë që dikush hsko atje tek dhoma e hetuesve, e para, i ndalohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi. Këtu, Filip Çakulin të merrnin, t’i bënin kontratë, hajde na ndihmo, na ka lënë qeveria pa lekë, ku jemi këtu ne? Çfarë lidhje ka kjo me ne këtu? Ne kemi kusurin, por kemi edhe mikrofonin. Qindra punonjës të administratës që thriren atje, si mundet ne, kushdoqoftë, sikur të kishim inskeptor të lartë të drejtësisë, në realitet si mund të thotë, si ndiqen, si respektohen të drejtat e njeriut në procesin e pyetjes. Kur futesh atje, je në republikë tjetër atje, vetëm se ai është prokuror, është mbi ty. Ka dy vjet, i kam thënë ministrit të Drejtësisë, siç po bëjnë revolucion digjital, me procesin e integrimit, i kam thënë, propozoji SPAK inteligjencën artificiale në të gjitha proceset. Këto janë standarde, nuk janë kërkesa personale. Kam muaj që i kam këtu këto. Ne duam luftë kundër korrupsionit, pa kompromis. Por nuk pranojmë abuzimin me të vërtetën, me nstandardet, ndryshe kthehemi mbrapa. Këto janë shenja të qarta që duhen frenuar tani dhe me bashkëpunim konstruktiv”, theksoi ai.