Kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK ka mbështetjen e tij për të luftuar korrupsionin, por jo për gjëra të tjera, si mbajtja peng e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit se preu pyllin për të bërë rrugë.
Ai ka theksuar se është këtu për të bërë historinë, në mënyrë që Shqipëria të vendoset në tryezën e BE. Sipas Ramës, të rinjtë në politikë e kanë rrugën e hapur, por duhet të luftojnë për të si në çdo vend të botës.
“Shpeshherë më vjen shpirti në majë të hundës, kur më thonë që është koha të vijnë të rinjtë. E para punës të rinjve, në asnjë moment të rinjve nuk i ka shtruar kush qilimin në historinë e botës, le të luftojmë. Unë jam këtu për ta parë flamurin në BE, jo të vihet emri Albania në tryezë kur shkojmë dhe e heqim kur ikim ne. jo, duhet të jetë gjithmonë atje. Ju ketë duhet të mendoni, kush ju çon atje? Bufi i kënetës, apo ata mangallët që vijnë aty poshtë. Ça kujtoni ju se atje është kënaqësi plazhi, jo është mohim i kohës me familjes, pse skam unë gjëra për të bërë. Ky është mision dhe unë këtu jam për historinë, prandaj i mbaj gjithë këto baltëra. E kam thënë unë këtë dhe kur kam qenë i ri, atë punën e birit të K-së.
Tani ça janë standardet? Përpara dy vjetësh na kanë ardhur këtu me dosje për këto standarde.
SPAK ka mbështetjen time për të luftuar korrupsionin, jo për të mbajtur peng kryebashkiakun e Tropojës se ka prerë pyllin, apo kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit që preu pyllin për të bërë rrugë”, tha ai.