Kalojmë te dosja Veliaj, ai ka akuzuar prokurorin se I ka kërkuar leje ndërtimi për kulla, a duhet të largohet prokurori nga procesi?

Ngjela: Duhet ta provojë, s’kam gjë me kryetarin e bashkisë, duhet ta provojë, çdo njeri mund të thotë. Unë nuk e di kush është ai prokuror, por çdo njeri do ta thoshte. Nëse ka prova, pra nëse janë të vërteta ato që thotë do të kërkonte largimin e prokurorit nga procesi gjyqësor. E ka kërkuar më duket. Procedura është: Nëse ti më shkelur ligjin 1 herë dhe kemi pasur probleme me njëri tjetrin dhe tani je përsëri prokurori im, smund të jesh më prokurori im, e rrëzon gjykata. E ka kërkuar ky? Nëse e ka kërkuar do ta heqin.