Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me sipërmarrës në qendrën e Kamzës, ku theksoi se investimet në zonë kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerës së pronës dhe zhvillimin e bizneseve.
Në një postim në Instagram, Spiropali deklaroi se mbështetja për sipërmarrësit po rritet përmes lehtësirave fiskale dhe ofrimit të shërbimeve pa dallim për të gjithë.
“Një kafe me sipërmarrës në Qendër Kamëz, ku investimet në zonë kanë rritur vlerën e pronës dhe kanë ndryshuar bizneset. Mbështetje gjithnjë në rritje për njerëzit e punës, me lehtësime taksash dhe shërbime pa dallim për të gjithë”, shkroi ajo.