Pasi është renditur si piramida më e vjetër në botë, arkeologët thonë se strukturën e piramidës Gunung Padang në Indonezi nuk kanë ndërtuar njerëzit.
Për ndërtimin e Piramidës më të vjetër në botë natyra I ka dhënë një dorë të fortë njerëzve, kjo deklaratë vjen nga Arkeologët të cilët, në një studim të realizuar së fundmi kanë hedhur dritë mbi ndërtimin dhe strukturën e piramidës Gunung Padang.
Akademikët shkruajnë se bërthamat e piramidës përbëhen nga llavë masive e skalitur në mënyrë të përsosur.
Ata pretendojnë se struktura bazë e piramidës të jetë krijuar nga elementë natyrorë ne formën e një kodre dhe më pas të ketë shërbyer si një bazë ku njerëzit kanë vepruar.
“Ky studim hedh dritë mbi aftësitë e avancuara të muraturës e cila daton që nga periudhat e fundi akullnajore. Ky zbulim sfidon besimin konvencional se qytetërimi njerëzor i avancuar u shfaq vetëm me zhvillimin e bujqësisë”, shkruhet në hulumtimin e publikuar prej tyre.
Sipas tyre mostrat rreth 27 mijë vjeçare të dheut nga Gunung Padang, megjithëse të dalluara me saktësi nuk përmbajnë shenja dalluese të aktivitetit njerëzor si qymyr guri, ose mbetje kockash.
Një zëri duke i mëshuar faktit se kjo piramidë nuk është ndërtuar nga njerëzit u shprehën të gatshëm që të vinin në Indonezi dhe të bënin një program kërkimor në Gunung Padang.
Rekordet Botërore të Guinnes e kanë renditur zyrtarisht piramidën “Djoser Step” në Egjipt si më të vjetrën në botë. Ajo daton që prej vitit 2630 para Krishtit.