Politikani dhe njëkohësisht zyrtari i administratës Trump, Riçard Grenell, ka shigjetuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një lider të pabesueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar.
Në një deklaratë të bërë publike në rrjetet sociale,, ai theksoi se administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen në Ballkan, por se për këtë nevojiten partnerë të besueshëm.
“Qeveria e Kurtit nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden-it. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprimet e tij të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Edhe BE-ja dhe NATO e kanë dënuar atë. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit,” thuhet në deklaratë.
Ai gjithashtu pretendoi se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, për shkak të Kurtit.
“Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump,” shtoi ai, duke kundërshtuar pretendimet e kryeministrit kosovar se është më pranë Shteteve të Bashkuara se qeveritë e mëparshme të Kosovës.
Në përfundim, ai paralajmëroi qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e **”retorikës mashtruese”** të Kurtit, duke e cilësuar atë si një lider që ka izoluar vendin dhe ka humbur mbështetjen ndërkombëtare.
Por nga ana tjetër, aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka reaguar në komentet e postimit të Grenell-it, duke e quajtur një ndërhyrje në zgjedhje dhe duke i kujtuar atij se po shkel ligjin në lidhje me deklaratat e bëra në postimin e tij.
Kokalari në në fund të statusit të saj i jep një këshillë Grenellit që të mos bëjë gjëra në emër të presidentit Trump, pa miratimin e tij paraprak.
Komenti i Kokalarit:
KJO ËSHTË NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE. Sigurohuni që të shtoni një mohim për këtë @POTUS
Nuk ka asnjë lidhje me deklaratën tuaj, ose përndryshe do të sigurohem që ai të marrë informacionin.
Dua të di çfarë ndodhi me gjithë atë narrativën tënde për “Imran Khan” që e promovove për Erdoganin. A të qortoi Trump për këtë? Nuk do të çuditesha. Ndalo së vepruari në emër të Presidentit Trump pa miratimin e tij paraprak.”