Nga Spartak Ngjela/
Skandali që krijoi Sali Berisha në funksion të gazetës së rangut të lartë botëror – New York Times, është një turp në rrafsh kombëtar.
Një ish-president dhe një ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë ka fyer rëndë vetë popullin shqiptar, duke thënë një të pavërtetë për gazetën New York Times: kur ai u shpreh botërisht se Rama ka blerë gazetën New York Times që kjo të shkruajë kundër Sali Berishës.(!)
Kush nuk e di sot vlerën e madhe botërore të gazetës New York Times, në funksion të së vërtetës, por njëherësh edhe në funksion të mbrojtjes që ajo i ka bërë popullit shqiptar!
Vlera e madhe historike e kësaj gazete, sot është një fakt ndriçues i historisë botërore, por edhe i historisë së Shqipërisë.
Sulmi i pavërtetë dhe keqdashës ndaj gazetës New York Times, ishte një turp historik.
E vërteta nuk mund të fshihet me gënjeshtra fëminore.
Berisha ka fyer rëndë opinionin publik amerikan, duke shpifur kundër gazetës së madhe New York Times.
Por, na duhet të theksojmë se, Sali Berisha që është non-grata në Amerikë, nuk e dëmton dot Arbërinë historike dhe lavdinë e saj përpara opinionit publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.