Arsenal mbetet jashtë Carabao Cup. “Topçinjtë” e Mikel Artetës janë eleminuar nga kupa e Anglisë pasi u mundën në gjysmëfinalen e kthimit sërish nga Newcastle me të njëjtat shifra 2-0, sikundër bardhezinjtë kishin fituar edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër.

Një finale e merituar kjo për Newcastle që pavarësisht avantazhit të ndeshjes së parë, e nisi ndeshjen sërish vrullshëm me objektivin për të zhbllokuar shifrat që në start. Në fakt vendasit realizuan me Isak që në minutën e 4, por goli u anulua për pozicion të parregullt të suedezit. “Topçinjtë” reaguan kur Odegard pati një shans të artë për të gjetur golin e avantazhit, por goditja e tij përfundoi sh pranë shtyllës pingule. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, teksa gjetën golin e parë, pas një aksioni të shpejtë, aty ku Isak sërish protagonistë godet shtyllën, me topin që mbërrin tek Murphy që e kishte një lojë fëmijësh të realizonte.

Arsenal humbi besimin se mund të përmbyste sfidën dhe kjo u duk më së miri në minutën e 52, kur portieri Raya gabon në një pasim shumë të thjeshtë për mbrojtësit e tij dhe Gordon nuk fal, me kapitenin që i çdon shifrat në 2-0 duke hipotekuar rezultatin dhe kualifikimin për bardhezinjtë.

Me superlativa ditën e sotme komentuan kualifikimin për në finale të Carabao Cup edhe tabloidët britanikë, ku bie në sy titulli kryesor i Daily Express: Takim me fatin, kjo pasi tashmë Newcastle do të luaj finalen e madhe në Wembley të Carabao Cup, aty ku të enjten në mbrëmje do të mësojë edhe kundërshtarin, me njërin prej Liverpool dhe Tottenham që do të duelojnë në sfidën e kthimit të gjysmëfinales tjetër të këtij kompeticioni.