Këngëtarja amerikane e popit Taylor Swift, e cila ndodhej në tribunat e stadiumit ku po luhej “Super Bowl”, u shfaq papritur në ekranin e madh dhe fansat e Eagles bënë diçka që Taylor rrallë e ndesh, ata e shanë dhe i bërtitën “woo”.
Këngëtarja dukej e hutuar nga reagimi i publikut, por jo shumë e mërzitur. Asaj iu bashkuan Ice Spice, Ashley Avignon dhe motrat Haim. Me mbështetjen e miqve të saj, ajo ndoshta e ka përballuar më lehtë reagimin e audiencës, pasi siç raportojnë mediat amerikane, ata kanë reaguar kështu për çdo klip të fansave të Chiefs.
Taylor Swift ka ndjekur ndeshjen mes Philadelphia Eagles dhe Kansas City Chiefs, në të cilën luan edhe i dashuri i saj Travis Kelce. Vitin e kaluar e ka përkrahur edhe nga tribuna, por këtë vit është gjendur në një situatë të sikletshme.