Të gjithë deputetët socialistë të Tiranës, por edhe figura të rëndësishme nga radhët e PS-së, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës, duke shprehur mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Krahas kryeministrit Edi Rama, në këtë event ishin të pranishëm Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Petro Koçi, Blendi Gonxhe si dhe shumë deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. I pranishëm dhe Ministri i Jashtëm Hasani.
Mbështetja e fortë nga eksponentët kryesorë të PS-së tregon një unitet të plotë në radhët e socialistëve për vizionin e zhvillimit të Tiranës, duke vijuar reformat dhe projektet e nisura për një kryeqytet edhe më dinamik në të ardhmen.