Partizani feston sot 79-vjetorin e krijimit të klubit. Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët e kuq si dhe drejtuesit e futbollistët.

Prej 4 shkurt të vitit 1946, Partizani numëron 17 tituj kampionë dhe 15 Kupa të Shqipërisë.

“Demat” janë skuadra e vetme që kanë fituar një trofe ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Kupës së Ballkanit në sezonin 1970/71.

Më tej është klubi i parë shqiptar i nderuar me titullin “Nderi i kombit”. Po ashtu mban i vetëm nga FSHF titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar”.

𝟕𝟗 𝐕𝐈𝐓𝐄 𝐊𝐑𝐄𝐍𝐀𝐑𝐈

𝟎𝟒.𝟎𝟐.𝟏𝟗𝟒𝟔 – 𝟎𝟒.𝟎𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟓

“𝑁𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑖 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑖𝑡”

#NjëKlubNjëEmërNjëLegjendëNjëFanellë

#PërjetMeTyPartizan“, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.