Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për votat e diasporës, duke mos lënë asnjë kosto për emigrantët në këtë proces.

Por me ardhjen e kryedemokratit në Kuvend, filluan edhe tensionet. Teksa shkoi në foltore, Berishës iu ndërpre fjala nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, pasi ai nuk foli për procedurë.

Flamur Noka reagoi duke bllokuar foltoren. Spiropali ndërpreu seancën dhe paralajmërohet se do kalohet në votim.