Empoli surprizon në Kupën e Italisë, teksa eleminoi Juventusin. Koha e rregullt përfundoi 1-1 ndërsa për të përcaktuar ekipin që shkon në gjysmëfinale u deshën penalltitë.

Goli i Maleh pas 24 minutash lojë ndezi lojën në Torino.

Titullar në këtë takim ishte Ardjan Ismajli, i cili luajti një pjesë loje.

Bardhezinjtë u vendosën në kërkim të golit të golit të barazimit dhe e gjetën atë me Thuram, në minutën e 66-të. Pavarësisht presionit të “Zonjës së vjetër”, shifrat mbetën të njëjta deri në fund.