Man.City ka filluar të shfaq shenja jete, por jo mjaftueshëm sa për t’u rikthyer në garë për titull, kjo duket e pamundur pasi Liverpool është shkëputur me 16 pikë. Nuk beson në këtë pikë as Pep Guardiola, më saktë tekniku spanjoll është thjesht realist teksa shton se Liverpool, por dhe Arsenal, janë më të fortë se sa Man.City:

“Liverpool dhe Arsenal kanë qenë gjithnjë më të fortë. Ne në fillim kishim besim me topin në këmbë, tani vuajmë shumë kur e kemi. E pyeta Gundogan: ishte një vit në Barcelonë dhe u riktheve, a ka ndryshuar diçka në Premier League? Ai më tha Po. Kjo është e vërteta, ekipet janë përmirësuar”, u shpreh Guardiola përpara takimit kundër Newcastle.