Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra kyetarin e shefit të Shtabit të Përbashkët, CQ Brown, oficerin më të lartë në vend, si pjesë e një ndryshimi të madh të lidershipit të lartë ushtarak.

“Dua të falënderoj gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për shërbimin e tij mbi 40 vjet në vendin tonë”, postoi Trump në rrjetet sociale.

Gjenerali Brown ishte oficeri i dytë me ngjyrë që mbajti këtë post, mbajtësi i të cilit këshillon presidentin dhe sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë kombëtare.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth kishte thënë më parë se gjenerali Brown duhet të shkarkohet për shkak të fokusit të tij “woke” në diversitetin, barazinë dhe programet e gjithëpërfshirjes në ushtri.