Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Murrizit, ku tashmë po punohet edhe për detajet e fundit.

Balluku u shpreh se më 14 mars kjo vepër, të cilën e vlerëson si më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

“Sa punë dhe mund është hedhur në Tunelin e Murrizit, sa dit jemi ndjerë sikur punët nuk po ecin. Por duket e pabesueshme që tashmë pothuajse gjithçka ka përfunduar. Tashmë është koha për ta deklaruar një datë dhe më 14 mars do të hapim tunelin e Murrizit, për akses për të gjitha automjetet në drejtim të Tiranës dhe në atë të Dibrës. Jemi në detajet e fundit, gjithçka po shkon siç duhet”, tha ajo.