Mbrëmja e së enjtes në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ u shndërrua në një natë plot muzikë dhe atmosferë festive, por prapa skenave, loja po bëhej gjithnjë e më e ndërlikuar. Ndërsa banorët po shijonin mbrëmjen, grupi ‘kundërtash i divanit blu’ kishte përgatitur një strategji të fshehtë për të destabilizuar Gjestin.

Të udhëhequr nga G Bani, grupi kishte organizuar një plan për të ndikuar në lojën e Gjestit. G Bani i tha Loredanës që ta afronte Gjestin duke i ofruar pije dhe më pas të kërkonte një aleancë ose afrim më të ngushtë me të. Qëllimi i kësaj strategjie ishte që të krijonte një situatë të sikletshme për Gjestin, duke ndikuar jo vetëm në lojën e tij, por edhe në marrëdhënien me Eglin.

Megjithatë, plani dështoi. Rozana Radi e kuptoi menjëherë strategjinë e fshehtë. Ajo paralajmëroi Gjestin duke i thënë se: “Ta kanë bërë këtë strategjinë këta, që kjo (Loredana) të afrohet me ty dhe pastaj të shpërthejë sherri. Aldo, G Bani dhe kjo (Loredana) ishin në dhomën e gjumit dje. Unë sa hyra për 5 minuta e dola, dhe sa hyra unë, ata ndaluan, nuk folën më.”