Gerta ka shpërthyer në lot mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorja është shprehur se e ka marrë malli për dy djemtë e saj.

“Nuk e mbaj dot më, vdiqa”, ka thënë Gerta teksa qante dhe në një pasqyrë te dhoma e gjumit po shkruante emrin e djalit të saj.

Pranë saj ishte Krisa dhe Gerta i thotë se loja që po bënin me kryeqytetet i kujtoi Gridin pasi e luan edhe me të.

“Prandaj u preka shumë se mu kujtua e gjithë situata atje, gjithë gjëja në shtëpi”, tha Gerta.

Nga ana tjetër Krisa i tha që të qetësohet se edhe djemtë nuk duan që t’a shohin atë të mërzitur.