Në vazhdën e përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-17, një delegacion i UEFA-s zhvilloi një inspektim katërditor në Shqipëri, duke vlerësuar nga afër gjendjen e stadiumeve dhe fushave stërvitore ku do të luajnë dhe përgatiten ekipet pjesëmarrëse.

I shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, delegacioni inspektoi stadiumin “Egnatia Arena”, duke u njohur me transformimin e tij të fundit, si dhe fushat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, “Selman Stërmasi”, “Tofik Jashari”, “Sol Tropikal”, “Skënder Halili”, aneksin e stadiumit “Roza Haxhiu” dhe stadiumin “Luzi”

Gjithashtu, delegacioni i UEFA-s inspektoi edhe tre stadiumet e tjera ku do të luhen ndeshjet finale të Europianit: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana”.