Jehona e kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon ende.
Zëri i Amerikës Katherine njofton se Trump u mëshoi qëndrimeve të tij ndaj Zelensky, duke e quajtur atë një diktator pasi nuk ka mbajtur zgjedhje që nga koha kur nisi sulmi rus, në shkurt të vitit 2022. Në një përpjekje për të ulur tensionet me Shtetet e Bashkuara Zelensky tha të enjten në mbrëmje se marrëdhëniet e forta mes dy vendeve i shërbejnë gjithë botës dhe se bisedimet me të dërguarin e Presidentit Trump “rikthyen shpresën” për një marrëveshjeje me Uashingtonin.
Qytetet ukrainase të Odesës dhe Kievit u tronditën nga sulmet ruse të enjten, zhvillime që vijnë teksa Evropa po reagon ndaj pohimeve të Presidentit amerikan Donald Trump se ishte Ukraina që nisi luftën me Rusinë dhe se Presidenti Volodymyr Zelensky është një “diktator” pasi nuk ka mbajtur zgjedhje.