Uthulla e mollës kryesisht konsumohet me ujë si një pije, por konsumimi i tepërt mund të jetë dëmshëm dhe i rrezikshëm
Kjo të paktën sipas ‘Health Line’, e cila i ka treguar efektet anësore të konsumimit të tepërt të uthullës së mollës.
Erozioni i smaltit të dhëmbit
Ushqimet dhe pijet acidike janë dëshmuar se e dëmtojnë smaltin e dhëmbit. Sipas studimeve, uthulla e shkakton nga 1 deri në 20 për qind të humbjeve të mineraleve nga dhëmbi vetëm katër orë pas konsumimit.
Djegie të fytit
Sipas sajtit në fjalë, një sërë lëngjesh të dëmshme të konsumuara aksidentalisht nga fëmijët kanë përmbajtur acid acetik – përbërës i cili gjendet në uthullën e mollës dhe është acidi më i zakonshëm që i shkakton djegiet e fytit.
Probleme me tretjen
Franziska Spritzler ka shkruar se uthulla e mollës dhe acidi acetik e zvogëlon apetitin dhe promovon ndjenja të ngopjes, gjë që përfshin në reduktim natyral të konsumimit të kalorive.
Sidoqoftë, një studim më i hollësishëm sugjeron se në disa raste apetiti dhe konsumimi i ushqimit mund të zvogëlohen shkaku i problemeve të tretjes.