Politikania e karrierës në Partinë Socialiste, Valentina Leskaj, e ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për situatën politike në vendin tonë.
Leskaj u shpreh se mendon se Shqipëria sot është më e mirë se dikur. Sipas saj, PS ka bërë gjithmonë betejë me vetveten dhe jo me ata që ka përballë. Leskaj u shpreh se duhet t’ju hapet rruga të rinjve, që të ndërrohen elitat politike.
Valentina Leskaj: Niveli i parlamentit ka rënë ndjeshëm. Unë do doja që t’iu hapej rruga të rinjve që të hyjnë në politikë. Kur jam ftuar që të bëhem pjesë e PS, më është kërkuar CV. Emrat pa u diskutuar në Kryesinë e PS-së nuk janë dërguar ndonjëherë në KQZ. Duhet të kemi rotacion elitash, ne nuk mund të jemi të përjetshëm. Për mua ish-kryeministri i majtë spanjoll Zapatero dhe Melson Mandela, që i kam takuar, janë dy figura që kanë dhënë shumë për njerëzimin.
Unë kam shkruar në librin tim që mandatet e lodhin qeverinë. Këtë libër e kam shkruar kur PS hyri në mandatin e tretë. Rama ka thënë edhe se gjërat janë bërë mirë, por duhet bërë edhe më mirë. PS duhet të matet me vetveten dhe jo me ata që ka përballë. Unë mendoj se Shqipëria është përmirësuar. Politika duhet të jetë alternative, por a ka alternativë sot në Shqipëri? Nëse alternativa (PD) e meriton, të vijë në pushtet, askush nuk është i lumtur që opozita është e dobët. Nëse opozita do ishte e fortë, edhe PS do kërkonte më tepër nga vetja.