Kryeministri Edi Rama thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i dyshuar dhe jo i pandehur, pasi për të, prokurori ka dyshime dhe jo prova.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pa të dhe PS, nuk ka SPAK.

Ndër të tjera, Rama tha se Sali Berisha kërkon votën e shqiptarëve që ta shkrijë SPAK.

“Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në diskutim, ndryshimit mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori, shkon para gjykatës dhe i thotë, dua burg për këtë person. I dyshuari është kur prokurori ka prova por nuk i ka të mjaftueshme për të kërkuar burg. Pyetja e dytë, kryetari i bashkisë nuk është i pandehur? Nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka sipas tij dyshime të mjaftueshme. Statusi i Erion Veliajt tregon këtë. Nëse nuk mbron Edi Rama në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk keni SPAK. Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK, kjo është e qartë. Bufi i kënetës thotë, më jepni votën të shkrij SPAK”, theksoi ai.