Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë motra e Egli Takos, Ejona. Në një intervistë me moderatoren e programit Heidi Baci, ajo ka rrëfyer gjithçka rreth mënyrës se si e shikon lojën e Eglit brenda në BBV por edhe se si i ka pritur komentet jashtë në lidhje me mbëshetjen e familjes së saj.
Unë nuk besoj që ka familje që nuk mbështesin vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona duke u shprehur edhe në emrin tonë. Shumë e padrejtë. Ne e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi persona publik kështu që nuk jemi të mësuar me studiot televizive në kuptimin e mirë edhe na trembin kamerat.
Si është Egli si motër në jetën e përditshme?
Emocionale, ashtu siç e shohin edhe atje brenda. Është po e njëjta Egli që është edhe jashtë me të mirat dhe të këqijat e saj por protektive, shumë protektive. Do të thoja që është vëllai i munguar i familjes sonë.
Kur e shikon motrën e saj të përlotur ose të mërzitur brenda shtëpisë, si është ndjerë Ejona dhe çfarë e ka prekur më shumë?
Ka momente që e kam shumë të nevojshme që t’i shpreh diçka. Në momentet kur ndihem keq ose kur ndihem poshtë që kam shumë nevojë që t’i them diçka, i shkruaj në Whatsapp. Një sekret i vogël për ju. Nuk marr përgjigje normalisht por më duket sikur në njëfarë mënyre kam çliruar atë që doja t’i shprehja.
Cili ka qenë momenti më i fortë për Egli në BBV sipas këndvështrimit të motrës së saj?
Mendoj që nuk ka ardhur akoma.
A e mendonte motra e Eglit, se ajo do të krijonte një raport aty brenda me Gjestin?
Jo vetëm unë nuk e mendoja por edhe Egli vetë kur ka hyrë e ka shprehur që kjo ka qenë një nga gjërat që nuk mendonte se do ta bënte aty brenda. Por ja që gjërat ndodhin rrugës, ja që parashikimet e tua ndonjëherë nuk janë edhe aq të sakta.