Kompanitë shqiptare të fasonerisë prodhojnë dhe eksportojnë veshje për tregjet europiane.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar një biznes fasonerie në Fier ku janë të punësuar mbi 200 zonja që prodhojnë veshje për ushtrinë Çeke si dhe për kompani të ndryshme gjermane.Pavarësiht vështirësive të krijuara nga dobësimi i euros përballe lekut çka ka ulur përfitimet për sipërmarrësit, kompanitë e industrisë së veshjeve duket se po tejkalojnë këtë ngërç.

Mungesa e krahut të kualifikuar të punës është zgjidhur duke i ofruar trajnime punonjëseve për proceset e ndryshme të prodhimit të veshjeve.