Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të diel në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë në Facebook momentin kur mbërrin në Rinas Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Kjo është vizita e parë në vendin tonë e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa gjatë takimit zyrtar, pritet që të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe në fushën e energjetikës, por edhe në fusha të tjera.