Qeveria shqiptare ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë, teknologjisë dhe infrastrukturës.
Kryeministri Edi Rama njoftoi lidhjen e marrëveshjeve mes kompanive Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e një letre angazhimi për zhvillimin e Projektit të Qytetit Inteligjent të Shqipërisë, në partneritet me “Presight AI Ltd”.
Ky hap pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e sektorëve kyçë dhe avancimin e Shqipërisë drejt një të ardhmeje ku të mbizotërojë teknologjia.
“Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd””, shkruan Rama.