Kryetarja e Komisionit të Mediat tha se kupa e paligjshmërive e Këshillit Drejtues të RTSh u derdh me procesin e fundit të garës për zgjedhjen e drejtorit të RTSH
“Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që I kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente” tha Zhupa.
E të njëjtit qëndrim ka qenë dhe nënkryetarja, deputetja e PS-së Evis Kushi
“Vazhdimisht na kanë ardhur kritika, denoncime. Ne nuk duam tju paragjykojmë por na informoni çfarë ndodhi. Nuk është rrufe në qiell të hapur por në mënyrë të vazhdueshme por ne nuk kemi dashur të ndërhyjmë. Por kam një pyetje të parë. A ka një procedurë të miratuar nga ju për mënyrën si përzgjidhet drejtori I përgjithshëm i RTSH-së’ u shpreh Kushi
Gara dhe skualifikimi
Dhjetë kandidatë aplikuan në garë për postin e Drejtorit të RTSH në fazën e aplikimit që u mbyll më 20 janar. Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi më 27 janar 2025 me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.
Gjatë votimit u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
Pas reagimeve të shumta të organizatave mediatike por dhe maxhorancës e opozitës më 30 janar Këshilli Drejtues i RTSH-së, pezulloi garën për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH-së, deri pas seancës dëgjimore në Komisionin për Mediat që do të mbahet sot.
Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.
Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën. Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH
1-Leka Bungo- Kryetar
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar
3-Genc Përmeti- anëtar
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar
Kandidatët në garë për drejtor të RTSH, dhe votimi i 27 janarit 2025
1- Harilla Koçi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;
3- Enrik Mehmeti – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama – 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit