“Më 11 maj shqiptarët do të bëjnë një zgjedhje, do të shkojmë në Europë apo prapë në gropë?”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në rubrikën “sy më sy”, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Facebook.
Rama theksoi se deri më tani rezultatet e arritura si në ekonomi, drejtësi, turizëm janë fakte dhe shihen qartë. I ndalur tek zgjedhjet, ai theksoi se më 11 maj shqiptarët do t’u japin përgjigje të qartë të gjithë atyre që hedhin akuza dhe kritika
Jemi në një fazë përfundimtarë të një mandati. 11 maj shqiptarët do të bëjnë një zgjedhje, do të shkojmë në Europë apo prapë në gropë? Dhe ndaj duhen informuar njerëzit, se çfarë duhet të bëjmë. Një ekonomi e rritur dy herë e gjysmë , është e shkatërruar, më vjen keq sepse ne do vazhdojmë në këtë rrugë. Unë të them që duhet ta rishikosh këtë oponion. Nëse shkruan nga jashtë mund të them që jemi ende mbrapa, por nëse bëhemi pjesë e BE do të jemi më afër. Por mund të them që puna do kohën e vet, mundin e vet dhe në fund të ditës do të arrish aq sa arrin.
Në 15 maj unë do të pres liderët e 46 vendeve dhe 8 të tjera organizatave ndërkombëtare që do të vijnë të gjithë në Shqipëri. Në 15 në darkë do të jemi me liderët e BE ku Shqipëra do të jetë mikpritësja ku do të diskutojmë për të ardhmen e përbashkët në Shqipëri. Dhe në 16 do të kemi komunitetin politik Europian ku Shqipëria do të ketë fjalën kyçe. Në lidhje me humorin tënd, këtë do ta shohim në 11 ku shqiptarët brenda dhe jashtë, do t’u japin një përgjigje të qartë, të gjithë atyre që ma hedhin mua përgjegjësinë se njerëzit vendosin të kërkojnë fatin e tyre diku tjetër. Dhe këtu do të jemi sërish. Këneta dhe bufi i kënetës janë histori më vete. Doni apo nuk doni Edi Ramën dhe qeverinë e PS, kjo është panorama”, tha ndër të tjera ai.