Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë.
Tashmë janë regjistruar Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, PD e Sali Berishës, PL e Ilir Metës, Nisma Thurrje e Endri Shabanit, Mundësia e Agron Shehajt, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
Ende kësaj liste nuk i është bashkuar partia e Bashës, Demokratët Euroatlantikë as “Djathtas 1912’ e Enkelejd Alibeajt.
Numri i partive që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit:
1- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5- Mundësia (Mundësia)
6- Partia Kristian Demokrate (PKD)
7- Nisma Thurje (Nisma)
8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12- Partia e Lirisë (PL)
13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)
Regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt. Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.