Friedrich Merz, kandidati i Unionit Kristian-Demokrat për zgjedhjet gjermane, ka deklaruar se, nëse zgjidhet kancelar, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Paris dhe Varshavë.
“Në Evropë duhet të bashkëpunojmë sërish më ngushtë”, tha lideri i CDU-së në një intervistë për Bild am Sonntag, “prandaj, si kancelar, do të shkoja fillimisht në Paris dhe Varshavë.
Nëse është e mundur, në të njëjtën ditë.” Merz është angazhuar të forcojë boshtin franko-gjerman dhe të mbajë marrëdhënie të ngushta me Poloninë.