Aktori i njohur Arben Derhemi ka shprehur vlerësimin e tij për transformimin e kryeqytetit gjatë ceremonisë së 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Duke folur si artist, si qytetar dhe si autokton, ai theksoi ndryshimet e mëdha që ka pësuar qyteti. Në një fjalim me tone poetike dhe tipike tiranase, aktori u ndal te vlerat dhe identiteti i kryeqytetasve:
“Unë kam nderin sot të jem i ftuar këtu, si artist, si autokton, si qytetar i këtij qyteti, me një zhvillim të jashtëzakonshëm. Sot jam këtu, por në vendin tim mund të ishte çdo qytetar tjetër autokton për të treguar diçka më shumë.
Ke sy në ballë? Vre njëherë mirë vërdallë, vërej atë që s’ bo potere e i thotë tigonit fëtere; vrej atë që të respekton edhe kur s’ je afër, se lom; vrej atë që ecën kondit dhe keq nuk i bo asnjonit; vrej atë që omël fol dhe që nuk i lësho llafet si kaqol; Vreje mo pra, se s’ jena pak. Jena tironas në gen e në gjak ene po t’i vresh mirë, do i njohësh këto njerëz xhevahir e s’ ke me u lodh fare, se vallahi duken ashiqare!