Nga Ilir Yzeiri/
Ka një ekzaltim naiv e butaforik nga Berisha për fjalimin e zv/presidentit amerikan JD Vance në Mynih gjatë zhvillimit të Konferencës për Sigurinë. Të gjitha mediat dhe opinioni perëndimor vunë në dukje se ai i shtangu europianët me atë fjalim dhe u paraqiti atyre të njëjtën narrativë që ai, bashkë me Trump, përdori në fushatën elektorale. Madje, edhe kur e paraqiti këtë ndryshim, ai përdori gjuhën e far ëestit dhe tha se tani në Shtëpinë e Bardhë është një sherif tjetër. Kur foli për lirinë e medias iu referua rastit të një bishopi anglez, përkatësisht Adam Smith-Connor, i cili u injorua dhe u censurua dhe se, për fushatën e tij anti-abort, ky prift zgjodhi për të protestuar e për t’u lutur ambientin e një klinike abortimesh. Dhe këtë të gjithë analistët e quajtën si pjesë të programit të Trump-Vance të « Culture Ëars » (lufta kulturore). Sa i takon asaj që ka ekzaltuar Berishën i cili thotë se Vance dënoi ndalimet e opozitës nga qeveritë europiane, Vance iu referua me emër e mbiemër rastit rumun. Më poshtë është citimi në anglisht nga revista POLITICO.
“He also lambasted Romania’s top court for its November decision to overturn the first round of that country’s presidential election after far-right presidential candidate Călin Georgescu ëas accused of benefiting from an illegal Russian-style social media campaign.
“Ëhen ëe see European courts canceling elections and senior officials threatening to cancel others, ëe ought to ask ëhether ëe’re holding ourselves to an appropriately high standard,” Vance said. Dhe ja përkthimi:
– Ai gjithashtu kritikoi gjykatën e lartë të Rumanisë për vendimin e saj të nëntorit për të përmbysur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të atij vendi pasi kandidati presidencial i ekstremit të djathtë Călin Georgescu u akuzua se kishte përfituar nga një fushatë e paligjshme e stilit rus në mediat sociale.
( https://www.politico.eu/article/us-vice-president-jd-vance-attack-europe-migration-free-speech/)
Temat e tjera të fjalës së tij janë vërtet tronditëse dhe ato të lënë të kuptosh se SHBA-të janë të prirura tashmë të shkatërrojnë të gjitha arritjet e liberalizmit modern europian. Rikthimi të kulti i racës së bardhë, antisemitizmi dhe përkrahja pa asnjë kusht e së djathtës ekstreme dhe populistëve e ka vënë në pikëpyetje rendin e ri botëror. Për Amerikën e Trump nuk ka më përcaktime historike. Rusia e Putinit, për ta, nuk është një vend agresor, është një partner që duhet të shpërblehet sepse bëri luftë, pra biznes dhe atij i duhen dhënë territore. Kina nuk është më rrezik. Edhe nëse ajo do të përdorë armët për të marrë Tajvanin apo edhe nëse ajo mund të përsëritë Tien An Menin, kjo nuk është puna jonë. Problemin ju e keni brenda u tha Vance europianëve.
Në kuptimin që ju duhet të ktheheni në kohën kur Europa drejtohej nga autoritarët dhe populistët. Ai mbrojti Musk dhe nuk e dënoi ndërhyrjen e tij në zgjedhjet gjermane dhe mbështetjen e ekstremit të djathtë prej tij. I humburi i madh në atë takim ishte Zielenski. Ukraina tani nuk është më një vend i pushtuar nga agresoir rus, por është një ndërmarrje së cilës i kërkohet të falë territore te tregtari i madh Rusia dhe t’i japë minerale fajdexhiut botëror, Amerikës.
Fëmijët e vrarë, shtëpitë e rrafshuara, një vend i martirizuar, tani nuk tërheq më Amerikën. Një gjë është e qartë- në asnjë rast ata nuk po mbështesin as hajdutët dhe as ata që kanë dhunuar vendin e tyre. Edhe fushata kundër establishmentit të vjetër amerikan ka si pikësynim, të paktën në dukje – luftën kundër abuzimeve dhe korrupsionit. Një tjetër çështje që preku ishte emigracioni. Duke kujtuar viktimat Mynihut gjatë sulmit terrorist me makinë ku humbën jetën 28 persona, ai fajësoi qeveritë europiane për politikën ndaj emigracionit në gjithë këta vjet. Thirrja e tij ishte e qartë- nëse nuk e bëni edhe ju Europën siç duam të bëjmë ne Amerikën (Great Again), rrugët tona ndahen.
Mesa duket për Perëndimin po fillon një etapë e re dhe këtej e tutje Europa nuk do ta shohë më Amerikën si partner, por si konkurent. Nga lufta e qytetërimeve duket se do të kalojmë te lufta tregtare. Parimet dhe idealet që ndërtuan Perëndimin e pas Luftës së Dytë Botërore nuk ekzistojnë më. Shqipëria nuk është më ajo pjesë e Ballkanit kur, për ta bërë shtet, u investuan Austria dhe Koncerti i qeverive Europiane pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Por Kosova duhet të shohë mirë dhe drejt. Tani Rusia nuk është kërcënim për Ballkanin sipas administratës së re amerikane.
Të gjithë do të kishim dashur që faktori shqiptar në Ballkan, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova të ishin më pranë, por kjo nuk po ndodh. Kurse hajdutët dhe minuesit e demokracive në Ballkan e më gjerë dhe ata që janë shenjuar si të tillë edhe sikur të jenë në axhendën e Amerikës, nuk janë më në vëmendjen e shqiptarëve sepse ata i ka nxjerrë nga politika shuplaka e votës.