“Ju e meritoni të bëheni pjesë e BE-së. Me ju Evropa do të bëhet më e fortë”. Kështu u shpreh komisionerja e Bashkimit Europian për zgjerimin Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e saj, komisionerja theksoi se vendi ynë është një ishull stabiliteti dhe një kampion i bashkëpunim rajonal.
“Vendi juaj ka ecur shumë mirë drejt BE. Gjeopolitika na tregon që gjithçka mund të jetë e mundur dhe rrugëtimi juaj drejt BE-së është i sigurt dhe i vërtetë. Më pëlqen që takohem me ju dhe kryenegociatoren dhe shoh që jeni kaq pasionantë për vendin tuaj dhe BE.
Erdha për t’ju treguar mbështetjen tuaj të plotë për objektivat tuaj. Ne po ecim në rrugën e duhur, në udhë të mbarë se janë hapur grup-kapitujt 2-3 dhe të tjerë dhe nuk bëhet fjalë për hapjen e këtyre grup kapitujve, por edhe mbylljen e tyre.
Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE ju e meritoni. Me ju Europa nuk do jetë më e madhe por do të jetë më e fortë. Jeni ishull stabiliteti. Keni marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë në rajon. Jeni kampion për bashkëpunim rajonal”, tha Marta Kos.
Komisionerja e BE tha se sot ratifikohen dy marrëveshje që do t’i hapin dhënies së 1 miliard eurove Shqipërisë në formën e huave dhe granteve.
“Jeni të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE. Sot do të kemi ratifikimin e 2 marrëveshjeve në mënyrë që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro një pjesë në hua, një pjesë në grante për të kryer reformat e nevojshme dhe që ju të bëheni gati për të qenë shtet anëtar. Më ka lënë mbresa mikpritja dhe mirësia juaj. Mënyra si keni pritur kolegjin e Europës. PE ka vendosur të hapë zyrën rajonale në Tiranë. Keni qenë të suksesshëm. Fokusi te zbatimi dhe përshpejtimi i reformave”.