Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe me një lloj shpërfillje. Sidomos tre shenjat e mëposhtme, të cilat kanë një reputacion të keq për shumicën, shpesh herë keqkuptohen. Ata, për shembull, mund të duken të pasjellshëm, egoistë ose të ftohtë, por thellë brenda tyre mund të fshehin ndjeshmërinë dhe mirësinë. Kështu që ia vlen t’u jepni një shans.

Luani

Ai konsiderohet i përqendruar tek vetja (madje deri në pikën e të qenit një narcist) por brenda vetes fsheh zemrën e tij të butë. Po, i pëlqen të rrëmbejë vëmendjen, pasi është nën ndikimin e Diellit, por, si ylli i sistemit tonë planetar, ndriçon dhe ngroh ata që i afrohen. Mos kini frikë t’i bëni një nder: patjetër do t’jua kthejë favorin, edhe nëse duhet t’ju çojë në aeroport në tre të mëngjesit. Luani gjithashtu ka shumë energji pozitive për t’u ofruar miqve dhe atyre që ai mendon se e meritojnë atë.

Akrepi

Ata njihen për introversitetin dhe fshehtësinë e tyre, gjë që mund të duket e frikshme për të tjerët, veçanërisht kur presin që një Akrep të hakmerret ndaj tyre edhe për gjënë më të vogël. Megjithatë, në realitet, pak miq janë aq të përkushtuar dhe të dashur sa një Akrep. Po, ka një atmosferë misterioze, por ka edhe shumë dashuri për të njerëzit e zemrës. Nëse Akrepi ju jep një vend në jetën e tij, duhet të ndodhë “gjëma” në marrëdhënien tuaj që ta humbisni atë.

Bricjapi

Ai është përshkruar si serioz, punëtor dhe i përmbajtur. E vërteta është se është nën ndikimin e Saturnit, planetit të përgjegjësisë dhe ambicies, por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Bricjapi mungon në jetën e njerëzve të tij të dashur. Ai nuk do të ngurrojë ta kanalizojë energjinë që përdor zakonisht në punë për të organizuar, për shembull, një festë ditëlindjeje për partnerin ose fëmijën e tij. Dhe një tipar më pak i njohur: me humorin e tij, Bricjapi mund të bëjë që një dhomë e tërë plot me njerëz të shpërthejë në të qeshura.